Një djalosh 9-vjeçar, vdiq nga ataku në zemër në sy të së ëmës, pasi shkoi për të ngrënë në fast-foodin e njohur, McDonalds.

Ai kishte hobi futbollin dhe shpresonte të bëhej një futbollist i famshëm kur të rritej por ëndrra e tij u ndërpre aty. Maleek Lawl, i ra të fikët afër restorantit në qendrën tregtare Ilac në Dublin, në Irlandë.

Klubi i futbollit me të cilin ai stërvitej, Iveagh Trust, në Irlandë ka vendosur t;i anulojë të gjitha ndeshjet këtë fundjavë si shenjë respekti ndaj tij.

Mesa dukej, familja e Maleek, shkonte çdo fundjavë në McDonalds.

“Jemi të shokuar dhe shumë të pikëlluar për lajmin që një nga lojtarët tanë më të rinj u largua nga ne. Ai sapo kishte filluar në klubin tonë së bashku me të vëllanë. Ngushëllimet tona më të sinqerta për Maleekun dhe familjen e tij. Si rezultat i kësaj të gjitha ndeshjet këtë javë, do pezullohen në nder të tij”, tha Brendan Darcy, trajneri i klubit./tvklan.al