Dasma e moderatores Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi bëri bujë në rrjetet sociale, teksa shumë e veçantë ka qenë edhe për organizatoren Alketa Vejsiu, e cila e cilëson atë si një ndër punët më të bukura të saj në 5 vite eksperiencë.

Por, përveç magjisë pati edhe disa detaje që u përfolën në median sociale, siç ishte vendosja e emrit të Getoarit përpara atij të Marinës në ftesat.

Lidhur me këtë fakt, Alketa Vejsiu tha për moderatoren Nevina Shtylla të “Jo Vetëm Modë”, se ky ishte zakon në Kosovë dhe Marina nuk e pati aspak problem.

“Ka qenë një nga dasmat më të bukura. Për traditë në Kosovë vendoset gjithmonë emri i dhëndrit përpara  dhe në ndoqëm këtë traditë. Marina nuk kishte asnjë lloj kompleksi ndaj kësaj dhe u vendos kështu”,

 tha Vejsiu.

Ajo tha se “

jemi takuar me Marinën dhe Getoarin shumë kohë përpara, sa ndamë vendin… një muaj intensiv pune ka qenë.

Pyetjes së cili në çift ishte personi që vendoste, ose që u mor më tepër me organizimin e dasmës, Vejsiu iu përgjigj: “

Kanë qenë shumë aktivë në realizimin e projektit, kemi qenë afër dhe e kemi ndërtuar gjithçka bashkë. Të dy shumë bashkëpunues, shumë të mirë… Getoari kisha përshtypjen se ishte më i fuqishëm dhe më i fortë edhe në komunikim, por ai në jetë nuk bën ‘rep’ siç bën në skenë. Shumë i butë i ëmbël dhe i përkushtuar ndaj marinës. Një çift në një harmoni perfekte.

”/tvklan.al

 

https://www.youtube.com//embed/B-ZMJm6DkfY