Vera pritet të jetë e nxehtë dhe për këtë arsye, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bën thirrje kryeqytetasve të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm.

Teksa vizitoi hidrocentralin e Lanabregasit, ai u shpreh se po punohet për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe zëvendësimin e rrjetit të dëmtuar, që të sigurohet furnizim normal me ujë për qytetin.

Në vizitën e tij në hidrocentralin e Lanabragasit, Kryebashkiaku bëri publike idenë e re që do të propozojë për përdorimin e energjisë, që prodhohet nga ky HEC.

Ai siguroi që kjo marrëveshje do të marrë udhë brenda këtij vit, duke e bërë kështu Tiranën qytetin e parë në Ballkan që nuk paguan për energjinë elektrike të nevojave të qytetit sepse e prodhon vetë.

Tv Klan