Fotografitë e mbi 2 mijë nxënësve dhe studentëve ekselentë të Tiranës do të vendosen në tabelat e kryeqytetit.

I pranishëm në ndarjen e çertifikatave për ekselentët, Kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia që ai drejton do të vazhdojë të shpërblejë të gjithë nxënësit me 10 -ta.

“Duke investuar tek ata që janë me të gjitha 10-a në mësime, besoj se mund të bëjmë shumë më shumë gjëra për qytetin, se sa kur nuk i inkurajojmë ata. Kjo është arsyeja pse kemi marrë vendime si rikthimi i bursës së ekselencës, jo për të kënaqim ata që shpifin dhe bërtasin, por për të investuar për gjeneratën tjetër. Ka shumë njerëz që thonë: “Ç’ke që merresh me këto punë me fëmijët sepse ata nuk votojnë!”.

Që të mbetet një qytet i hapur për këdo, Veliaj kërkoi ndihmën e nxënësve dhe studentëve ekselentë për të luftuar bullizmin në shkollat e kryeqytetit.

Tv Klan