I sapokthyer nga Londra, ku tha se kishte siguruar financime për projektin e terminalit të autobusëve dhe ndërtimin e shkollave të reja, Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se nuk do të lejojë që një pakicë qytetarësh t’i imponohet me dhunë shumicës, duke garantuar se, në parkun e lodrave të Liqenit Artificial, nuk do të ketë kafene apo lokal, sikundër pretendohet.

Veliaj komentoi edhe protestën e biznesit kundër rritjes së taksës së hapësirës, të cilën e konsideroi si një kontribut për të ndryshuar Tiranën.

Në prezantimin e planit urbanistik të kryeqytetit, kreu i Bashkisë tha se ka ardhur koha që Tirana të dalë nga harta e qyteteve ku jetohet më keq.

Tv Klan