Bashkia e Tiranës zgjodhi këndin e lojërave pranë Liqenit Artificial për të zhvilluar një sër aktivitetesh në kuadër të 1 Qershorit, festës së fëmijëve. Festimeve iu bashkua edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Jam shumë i lumtur sot që së bashku me fëmijët më të mirë të Shqipërisë, që janë padyshim ata të Tiranës, po festojmë në një vend ku para një viti ka pasur shumë beteja, shumë sherre, shumë shamatë, por në fund fare doli një punë e bukur. Sot kemi 1 – vjetorin e këndit të lodrave. Më vjen mirë që edhe treni sot është plot, edhe muri ngjitës, edhe fushat e ping – pongut”.

Këndi i lojërave te liqeni mbetet më i madhi, por nuk është i vetmi.

“Kemi diçka për çdo moshë në Tiranë, por ajo që është më e bukur është që vjet, përpara 1 viti, ne kishim vetëm këtë kënd lodrash. Sot që ka kaluar një vit, ne jo vetëm që bëmë këtë kënd të bukur, por kemi bërë 16 kënde lojërash edhe nëpër lagje”.

Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, aktivitetet për festën e fëmijëve u mbajtën edhe në Pazarin e Ri.

Tv Klan