rruga topit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, jep këtë shpjegim kur pyetet se çfarë do të bëjë Bashkia për t’u kthyer qytetarëve të Kodrës së Priftit rrugën që u ka zaptuar ish – Presidenti i Republikes, Bamir Topi.

Erion Veliaj – Kryetar i Bashkisë, Tiranë: “Kam pyetur Hipotekën edhe në Hipotekë ajo është një pronë private.”

Ndoshta për shkak të njohurive të cekëta që ka, si pasojë e përvojës së pakët në Bashki, Erion Veliaj nuk e di se si funksion ligji i shpronësimeve për sipërfaqet që përdoren për vepra publike, si rrugët, sheshet apo lulishtet.

Nëse Bamir Topi vërtet e ka patur pronë dikur këtë sipërfaqe, që ka qenë rrugë prej shumë vitesh, dhe e ka marrë tani, Komisioni i Kthimit të Pronave, bazuar në ligj, nuk mund t’ia kthente atë sipërfaqe.

Pra, në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, që nga dita e parë e hyrjes së tij në fuqi, deri më sot, rrugët konsiderohen si truall i zënë dhe nuk kthehen. Mund t’i njihet pronësia ish –pronarit, por rruga nuk kthehet në pronë. Siç përcakohet në ligj, për atë sipërfaqe që i ka zënë rruga, ish -pronari kompensohet.

Nëse qytetarët e Tiranës do ta marrin si shembull deklaratën e kryetarit të bashkisë së tyre, që nesër u lind e drejta shumë pronarëve, në troje e të cilëve janë ndërtuar rrugë, trotuare, sheshe e lulishte, që të ndalin e të vënën barrikada, duke tundur çertifikatat e pronësisë së tokës.

Nëse ashtu sië thotë Erion Veliaj, Bamir Topi e ka këtë rrugë me hipotekë, atëherë ai e ka atë në mënyrë të paligjshme, pasi ligji nuk i kthen sipërfaqet që zë rruga.

Pavarësisht se Topi mund ta ketë marrë në mënyrë të paligjshme, Veliaj e sërish e ka një zgjidhje ligjore për t’ua kthyer rrugën e zaptuar qytetarëve.

Kur bashkia ndërton rrugë të reja në tokë private, në rastin e rrugës Dalip Topi, trualli shpronësohet. Dhe në këtë rast Veliaj duhet t’i japë Topit paratë e truallit dhe të hapë rrugën për qytetarët.

Ndaj si aleat besnik me Bamir Topin e djathtë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, mund t’i bëjë atij vetëm një nder: t’i bëjë shpronësim për interes publik. Por investimi, rruga, trotuaret, pemët, janë bërë të gjitha me taksat e qytetarëve, të Tiranës dhe dhe s’mund të privatizohen kurrësesi.

Tv Klan