Kryebashkiaku premton mbështetje për sportistët

Rreth një muaj më parë Boksieri i Sport Klub Tiranës, Alban Beqiri fitoi medaljen e bronxit në Botërorin e Boksit që u mbajt në Beograd. Këtë të mërkurë ai u prit nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili i dhuroi kampionit shqiptar Kullën e Sahatit të Tiranës.

Fakti që kanë filluar të vijnë medaljet botërore në Tiranë nga klubi më mbush me kurajë se do këta djem dhe vajza do shohin tek këto medalje jo copën e metalit, por vlerësimin e mundit të dikujt që zgjodhi disiplinën, stërvitjen, përkushtimin”.

Boksieri Alban Beqiri falënderoi kryebashkiakun për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkia i ka dhënë sportit këto vitet e fundit.

Urojmë që edhe brezi që do vijë më mbrapa në këtë sport dhe në shumë sporte të tjera të arrijnë të kenë suksese të tilla dhe të kemi një mbështetje të fortë që të arrijmë të ngremë flamurin shqiptar në shumë kompeticione të tjera të mëdha”, u shpreh kampioni ynë i boksit.

Alban Beqiri u rendit i treti në Botërorin që u zhvillua në Beograd. Ky ishte një sukses historik për boksin e Shqipërisë dhe 27-vjeçari i cili garoi në peshën deri 71 kilogramë mori medaljen e bronxit pasi eliminoi 4 kundërshtarë.

Tv Klan