Kopshti Bambi në njësinë administrative numër 10, nga sot do të mirëpresë 200 fëmijë. Vënia në funksion e të gjitha ambienteve pas rikonstruksionit ka çuar në dyfishim të kapaciteteve.

Për të shtuar numrin e kopshteve dhe çerdheve Veliaj u shpreh  se lejet e ndërtimit do të kushtëzohet me ndërtimin e një institucioni social apo arsimor.

Kryebashkiaku njoftoi se kopshtet nuk do të mbyllen më gjatë muajit Gusht. Ato do të qëndrojnë hapur gjatë gjithë vitit./tvklan.al