1300 nxënësit e shkollës Vasil Shanto nga sot kanë dy ambiente të reja sportive, të cilat mund të përdoren dhe nga komuniteti në orët e pasdites.

Kryebashkiaku Veliaj, teksa inauguroi mjediset e reja, vlerësoi se maji ka qenë një muaj pozitiv për bashkinë.

Erion Veliaj:

“…Nëse komuniteti kontribuon që fëmijët të kenë jo vetëm shkolla më të mira, por edhe më shumë mjedise sportive, ku të shoqërizohen, atëherë do të kemi edhe një qytet më të mirë. Më vjen mirë që marsi ka qenë vërtet një pranverë për Tiranën…Ky është këndi i 12-të sportiv që hapet brenda një viti në shkollat e Tiranës apo në hapësirat rekreative të qytetit. Do të kalojmë më shumë kohë me sport dhe aktivitete fizik, më pak kohë nëpër kafe, nëpër bingo e baste. Megjithatë, dua që t’i ftoj të gjithë qytetarët, që kush ka mundësi të kontribuojë.”

Por, ky nuk do të jetë investimi i vetëm i baskisë, sipas materialit ët të dërguar nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës, shumë shpejt do të fillojë edhe rikonstruksioni i plotë i shkollës Vasil Shanto.

/Tv  Klan