Segmenti i parë i bulevardit të Tiranës është hapur për qytetarët. Kryebashkiaku Veliaj e quajti konkretizimin e një ideje të  hershme të Edi Ramës dhe kërkoi mbështetje për të çuar përpara të tjera projekte.

“Ne kemi nevojë për këtë mbështetje edhe në dy vitet që do vijnë edhe në vitet e tjera që puna në Tiranë të mos ndalojnë, të mos përsëritet historia e bllokimeve. Ne na duhet mbështetja e Edi Ramës për të përfunduar 17 shkolla të tjera, terminalin perëndimor, kopshtin botanik. Tirana nuk ka kohë për të humbur.  Nëse mendoni se Tirana është qytet më i mirë na jepni mundësi për të vijuar punën duke votuar numrin 2”, tha Veliaj.

Kryeministri Rama e quajti çeljen e bulevardit një një tjetër shembull të transformimit që sjell fuqia e votës, duke u kthyer përgjigje edhe kritikëve për projektet e rilindjes urbane.

“Ata që i quajnë fasadë, u them që janë projekte që çlirojnë energji”, u shpreh Rama.

400 metrat e para të bulevardit të ri të Tiranës janë me parametra modernë, të korsive të dedikuara për automjetet dhe biçikletat, ndriçimit dhe brezit të gjelbër në të dy anët e tij. TV KLAN 

***

 

Edi Rama:

Ky është një tjetër shembull për të gjithë ata që mendojnë se vota nuk vlen. Nëse vota nuk do kishte asnjë vlerë, ne nuk do të ishim këtu, dhe këtu do ishin ferrat, plehrat dhe gjithë kafshët dhe insektet e gjora në një gropë të zezë siç ishte kjo zonë deri kur Tirana vendosi të votojë Erionin. Patjetër që meritat për këtë tjetër vepër i takojnë lali Erit dhe ekipit të tij, por lali Erin si Erion e lindi nëna dhe si kryetar bashkie e polli vota. Të gjithë ata që thonë se s’ja vlen të shkosh të votosh se të gjithë janë njësoj, bëjnë mirë të hapin sytë dhe të shikojnë se e vërteta është ndryshe.

Është bërë një modë që prezantohet nga top modelet  e kazanit se politikanët janë kriimnelët, ndërkohë që gjithollogët e kazanit janë forca morale që ngushëllon këtë vend. Kjo është e pavërtetë. Sado të dojë me gjithë zemër një prind që shkolla e fëmijës të bëhet më e mirë, prindi i vetëm nuk e bën dot, prandaj ka lindur politika. Sigurisht politika mund të bëjë dhe shumë keq, dhe bën shumë keq kur bie në duar të gabura. Por të thuash që politikanët janë të gjithë njësoj, është si të thuash që ne jemi të gjithë në të njëjtën gjatësi dhe rrojmë të gjithë të njëjtat orë. Dhe zgjedhjet nuk janë për t’u neglizhuar, por të kthejmë kokën pas. E drejta e votës është  mundësia që i jep sistemi demokratik që të jetë anëtar i një gjykate.

Për mirë apo për keq, Shqipëria ka nevojë të madhe që të ketë një qeveri dhe një drejtim që beson tek dritat, tek parqet, tek trotuaret, tek sheshet, tek pemët që beson tek të gjitha ato gjëra çfarë ka nevojë njeriu dhe çfarë ka nevojë delja. Tek njeriu ka diçka të rëndësishme që është nevoja për t’u ndjerë gjallë. Dhe kush mund t’ja japë njeriut mundësinë për të komunikuar me të tjerët. Unë një gjë di t’ju them gjithë atyre mendjengushtëve që janë kapur pas gjithë transformimeve të rilindjes urbane si të ishim mëkate, është kjo: kam parë vende që kanë drita, parqe, sheshe dhe probleme me varfëri, po nuk ekziston në planet një vend që nuk i ka këto dhe nuk ka problemin e vazhdueshëm. Kështu që nëse ata i shohim si fasada ne i shohim si gjeneratorë të një energjie të madhe pozitive.

Erion Veliaj:

Për shumë vjet bulevardi i ri dukej si një ëndërr e pamundur. Një nga ato projektet ndoshta ngjante me atë tramin imagjinar. Mbaj mend kur Edi Rama më tha që kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur të të kandidojë ty kryetar, më la vetëm një porosi, do premtojmë vetëm gjërat që mund të bëjmë dhe do të bëjmë çdo gjë që do të premtojmë.

Bulevardi i ri nuk është një ëndërr e pamundur. Dy vjet më parë ne trashëguam këtu një tabelë të madhe me justifikime, ku ankoheshin për Edi Ramën që s’po i lejonte dot të punonin. Kemi sot hapësira të gjelbërta ku kemi mbjellë mbi 300 pemë. Pas sheshit Skënderbej, pas Pazarit të ri, pas parkut olimpik, pas këndit të lodrave te liqeni, edhe falë fuqisë që do të na japë Edi Rama nga e diela e tutje do të bëjmë më shumë. Ne të gjithë shohim ëndrra për Tiranën. Diferenca është që disa shohin ëndrra me sy hapur, kurse ne socialistët me në krye Edi Ramën ëndrrat i bëjmë realitet me punë

.

/tvklan.al