Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka kryer studimet e larta.

Titulli për kontributin e tij në shërbimet publike, ju dorëzua kryebashkiaku nga presidenti i “Grand Valley State University” gjatë ceremonisë së diplomimit të 3 mijë studentëve.

Ai vlerësoi Veliajn si një histori suksesi të studentëve që kanë mbaruar studimet në “Grand Valley State University” dhe vuri në dukje kontributin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Tv Klan