Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste po shkonte drejt mandatit të 18-të nga 34 që ka Qarku i Tiranës dhe se festimet për fitoren do të bëheshin ditën e martë.

 

“Them se ne do të kemi një mandat të 18-të (në Tiranë) me PS, që do të jetë një rekord. Na jep një mandat për të vazhduar për të punuar”

, tha Veliaj, teksa foli për gazetarët nga selia e rozë.

Veliaj tha se disa zona në Tiranë për herë të parë kanë votuar majtas.

Në fakt ne na rezulton se në disa zona tipike të djathta, po të stërdjathta, si zona e Pazarit të Ri, si rrugica e Njësisë 8, si rruga Fortuzi, pra disa nga lagjet që kanë themeluar PD-në, për herë të parë kanë votuar majtas.

I pyetur për festimet jashtë selisë së PS-së, Veliaj tha se gjithçka ishte e paorganizuar, “të organizuara do të jenë nesër.”/tvklan.al