Qytetarët e Tiranës, prej ditës së nesërme, mund të parkojnë përmes pagimit me telefon. Gjatë demonstrimit të këtij shërbimi që do të ofrohet në rrugët e qendrës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky projekt shënon fillimin e një etape modernizimi për kryeqytetin.

“Jemi ndoshta i vetmi kryeqytet në Europë, i cili nuk e ka modernizuar sistemin e parkimit. Të parkosh me para në dorë nuk është as transparente, por as moderne. Pothuaj të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë makinë, e kanë patjetër edhe një celular. Ndaj, nga sot shkojmë në një sistem modern pagimi për parkimin, ku mjafton që të çosh me SMS targën në nr. 50500 dhe automatikisht e ke paguar për një orë në zonën A, e cila përfshin qendrën e Tiranës”

Ky projekt po pilotohet fillimisht në rrugën “Myslym Shyri”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u shtrirë më pas në të gjithë qytetin./ TV KLAN