Për 6 muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve që kanë vizituar Tiranën është 2.4  herë më i lartë së viti i kaluar. Shifra është bërë e ditur nga Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, i cili thotë se Kryeqyteti ka më shumë stacione turistike dhe kjo e bën edhe me atraktive në sytë e vizitoreve.

 “Vetëm në gjashtë muajt e parë është rritur 2.4 herë numri i turistëve që kanë vizituar Tiranën. Pra ende pa filluar vera, ende pa ardhur emigrantët që sjellin familjet dhe miqtë e tyre, 2.4 herë.”

Një mënyrë për të promovuar kryeqytetin ishte edhe konkursi për krijimin e suvenireve që kanë lidhje me trashëgiminë natyrore, historike dhe kulturore të Tiranës.  Shumë qytetarë u ofruan krijimet e tyre dhe me pas bashkia ka ndarë  çmimet për fituesit.

Tv Klan