Për mua ka qenë një bekim që me PS e kemi kthyer Tiranën në një kantinë suksesi

”, ka deklaruar në hyrje të fjalimit të tij kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai vijoi me falënderimet ndaj kryetarëve socialistë të qyteteve të Shqipërisë dhe kryeministrit Rama.

“Vetëm me Edi Ramën kryeministër do mund ta shndërrojmë Shqipërinë. Ai është kryeministri që na duhet, për çdo qytet të Shqipërisë.

Ne nuk rrimë në gjumë ose në çadër, në punojmë. Sot komunat përreth Tiranës më qeverinë e Ramës janë urbanizuar. Të gjitha këto mund të ndërpriten nëse nuk kemi mbështetjen e qeverisë dhe të Edi Ramës. Të gjitha bashkitë që drejtohen nga PS janë në krye të detyrës. PD hoqi çekun e bebes. Ne respektojmë çdo qenie qe vjen ne qytetet tona. Për pak ditë do hapim në Tiranë parkun olimpik. Puna flet më shumë se fjala. Edi e tha shumë qartë, le t’i mbajnë partitë për vete, ne duam ato parti që bëjnë punë

“, deklaroi Veliaj.