Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari Erion Veliaj kishte udhëtuar drejt Paristi me çarter, ka ardhur dhe reagimin nga Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës hedh poshtë shpifjet e fundit të Partisë Demokratike, lidhur me një gjoja udhëtim që Kryetari i Bashkisë paska bërë dy ditë më parë në Paris.

Kjo është një sajesë e ulët që vetëm zyra e SHQUP-it mund ta fabrikojë dhe sigurisht, si çdo gënjeshtër tjetër e tyre hidhet poshtë lehtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pasi ka inspektuar dje rreth orës 10.00 të paradites punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Kopshtit 17, ka udhëtuar për në Itali me një kompani fluturimi “loë cost” për të vizituar deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili po kurohet prej disa ditësh në shtetin fqinj. Mbrëmjen e djeshme z. Veliaj është kthyer sërish në Tiranë, për të vijuar sot në mëngjes me inspektimin te Parku i Madh i Liqenit, ku edhe deklaroi se i shtohen 25 hektarë hapësirë publike e gjelbërim, si dhe një takim me Ambasadoren e Islandës në Tiranë, Estrid Brekkan.

Për ta faktuar këtë po publikojmë edhe biletën e udhëtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës dhe kryetari i Bashkisë vijojnë punën e pandalur për kthimin e Tiranës në drejtimin e duhu

r./tvklan.al