“Tirana dy vjet zgjuar”

është slogani që Kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur për bilancin e punës në vitin e dytë. Ai zgjodhi të paralelizojë punën e kryer prej tij me paraardhësin, ndërsa e konsideroi ekip humbësish të zgjedhurit e Partisë Demokratike për kryeqytetin.

Veliaj ripërsëriti premtimin se punët për zhvillimin e Tiranës nuk do të ndalen.

Përgjatë dy viteve, Njësia numër 1 ka marrë një sërë investimesh, si në infrastrukturën rrugore, ashtu edhe në rikonstruksionin e shkollave dhe kopshteve të zonës. 

***

Ora 10:49/Veliaj: Sahati prej 4 vitesh rrinte 12:00, për të qarë e për të qeshur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur në Njësinë nr.1 në kryeqytet, në një bashkëbisedim me qytetarët e zonës me temën “Tirana 2 vite zgjuar”. Veliaj u shpreh në fjalën e tij se Tirana ka 2 vite që nuk fle, Tirana ka 2 vite që punon.

“Ata që duan të flenë të shkojnë në Parlament

” u shpreh ai.

“Tek shkolla “1 Maj” mësohet njësoj si për fëmijët e demokratëve ashtu edhe për fëmijët e socialistëve dhe u them atyre të PD se Tirana ka nevojë për shërbëtorë të popullit dhe ne jemi shërbëtorët tuaj. Diferencën e punës dhe qetësisë e bën puna, e bën zgjimi, e bën energjia dhe dëshira për të punuar. Sahati kishte 4 vite që rrinte 12:00, sa është për të qeshur, aq edhe për qarë. Sepse nëse një kryetar nuk ka autoritet 2 metra larg dritares së tij, çfarë autoriteti do të ketë në Shkozë, në Kombinat apo kudo?”

Kryebashkiaku Veliaj bëri edhe një retrospektivë në fjalën e tij, duke përmendur ish – rivalët e tij për kryetar Bashkie 2 vite më parë.

 

“Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës ishte i mirë, por humbi me 5000 vota. Sollën dhe Gridën që se donte Durrësi që të konkurrojë në Tiranë. Dhe Mediun që të bëjë Tiranën si Gërdecin. Dhe në Tiranë vjen Saliu dhe Mediu, oferta e Republikës së Re. Boll me këto shaka”, shtoi Veliaj.

 /tvklan.al