Në analizën e punës së bërë nga bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj u ndal ne njësinë 5.  Ai vlerësoi se kjo njësi ka marrë investimet me të mëdha, ndërsa theksoi se falë punës së bërë Bashkia shkon me një bilanc pozitiv në provimin e zgjedhjeve të ardhshme.

 

“…unë besoj që ne të Bashkisë së Tiranës jemi më fatlumët sepse ne e kemi komplet pa ankth provimin tonë. Mund t’i shohim qytetarët në sy dhe mund t’u themi ekzaktësisht çfarë kemi bërë dhe të presim ballëhapur notën që do na japin. Unë besoj se deri tani na kanë dhënë notën 10 dhe parimi është të vijojmë në këtë drejtim.”

 Teksa renditi investimet madhore, Veliaj u ndal sërish tek sheshi Skënderbej.

 “… Jam shumë entuziast sepse sheshi ka dalë fantastik, është tjetër eksperiencë herët në mëngjes… është tjetër eksperiencë gjatë ditës kur të gjithë shatërvanët freskues mbushin të gjithë atë territor me freski, është tjetër eksperiencë në darkë me ndriçimin.”

 

Gjithashtu Veliaj bëri të ditur se Plani i Përgjithshëm Vendor i miratuar pak muaj më parë i ka dhënë gjithë zonës poshtë Digës së Liqenit një status të veçantë ku nuk do të lejohen ndërtimet, por do të shërbejë si një hapësirë sportive.

/Tv Klan