“Nuk ka asnjë zgjidhje për Sirinë për sa kohë presidenti Assad do të qëndrojë në pushtet”- është ky përfundimi në të cilin kanë dalë ministrat e jashtëm të vendeve të G7, mbledhur në një samit dy ditor në Itali.

Grupi i vendeve te industrializuara ka dështuar në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Sirisë.

Ministrat e jashtëm u angazhuan në një përpjekje për të rënë dakord mbi një pozicion të përbashkët qe duhej të mbanin ndaj Sirisë, përpara se sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson të udhëtojë drejt Rusisë, ku do të kërkojë nga Moska zyrtare të heqë dorë nga aleanca me Sirinë.

Sanksionet ndaj Rusisë dhe Sirisë duhet të presin derisa hetimi mbi sulmin kimik të javës së kaluar mbi civilet sirianë të japë përfundimet e tij.

Sekretari i shtetit Rex Tillerson, pritet të arrijë të martën pasdite në Moskë ku do të diskutojë situatën në Siri.

Tv Klan