Nëse ju nuk keni dëgjuar kurrë për Geithoorn, mabse mund t’iu duket si diçka e çuditshme, përrallore dhe jo e vërtetë. Por ja, që ekziston një vend i tillë, i magjishëm dhe nuk është shumë larg.

2

Fshati perfekt ndodhet në provincën holandeze të Overjissel dhe është quajtur gjithashtu Venecia e veriut ( edhe pse krahasimi nuk është shumë i drejtë).

3

Ky vend nuk ka makina, nuk ka motorë, nuk ka smog, nuk ka rrugë, por është i mbuluar me lule shumëngjyrëshe dhe gjelbërim.

Për të kaluar njerëzit përdorin urat prej druri dhe lundrojnë me varka. Nuk dëgjoni zhurma të tjera përveç asaj të rosave apo cicërimave të zogjve.

4

Kjo sigurisht tingëllon si lumturi totale. Por megjithatë vendi nuk ishte shumë i njohur nga turistët dhe mund të kosiderohej si një “diamand” i paprekur.

6

Por pavarësisht kësaj, fshati bëri bujë në vitin 1958 në filmin Fanfare ku u përdor nga Bert Haanstra. Fshati më pas është bërë një muzë frymëzimi për autorët dhe poetët të cilët kanë lënë makinat dhe shqetësimet e tyre… shumë shumë prapa…/tvklan.al