Rrezet e diellit konsiderohen si një ndër shkaktaret kryesorë të melanomës, por sipas një zbulimi të fundit, ato nuk janë të vetmet.

Stresi dhe dëmtimi nga ecja apo vrapimi mund të jetë një tjetër faktor për melanomën që mund të shfaqet në shputën e këmbës, një vend tepër i pazakontë për shfaqjen e këtij lloj kanceri.

Por ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë faktor është fakti se, njerëzve nuk i shkon ndërmend për të kontrolluar për kancer në këtë vend, ndaj në momentin që ai zbulohet është në stad tepër të avancuar.

kemba

Sipas mjekut Ruyhei Okuyama, profesor dermatologjie në Universitetin e Mjekësisë Shinshu, në Matsumoto të Japonisë, rastet e melanomës në këtë vend të pazakontë ndodhin kryesisht tek ata persona që ecin shumë ose vrapojnë.

Melanoma është një formë relativisht e rrallë kanceri, por tepër serioze. Sipas ekspertëve, ajo përbën vetëm 1 përqind të llojeve të kancerit të lëkurës, por shkakton më shumë vdekje nga të gjitha llojet e tjera.

Sa i përket melanomës në shputën e këmbës, Okuyama thotë se është edhe më e rrallë./tvklan.al