Mund të duket e pazakontë, por policia britanike ka pranuar se ka dërguar oficerë në terren për të hetuar, pas telefonatave të qyetatëve që thonin se kishin parë një anije aliene.

Policia e Lancashire tha se kishte patur 8 raste të ndryshme përgjatë 2 viteve, ku policia kishte marrë raportime nga dëshmitarë të tmerruar që pretendonin se kishin parë “alienë”.

Megjithatë, oficerët nuk arritën të gjenin prova për egzistencën e UFO –ve.

Për çdo telefonatë që vjen në sallën operative, operatori pret dhe identifikon çdo rrezik të mundshëm. Operatorët japin përgjigjen e përshtatshme, që mund të përfshijë edhe dërgimin e oficerëve në terren”,

tha një zëdhënës i policisë për mediat në vend.

Në Lancashire raportimet për UFO nuk janë të pazakonta. Një ndër incidentet më të njohura është ai i vitit 1995, që shkaktoi 250 telefonata që deklaronin e kishin parë një objekt të çuditshëm të fluturonte në qiell me shpejtësi të madhe.

Përgjatë dy viteve të fundit, policia atje ka hetuar rrëmbime të dyshuara alienësh, një UFO që ulet në park, shumë anije të dalluara në qiell, një dritë të çuditshme, që telefonuesi tha se besonte se ishte një lloj mjeti alien.

Duket se banorët e kësaj zone janë shumë kuriozë për ekzistencën e jashtëtokësorëve./tvklan.al