Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit, duke risjellë sërish përmbytje, probleme në rrugë dhe bllokimin e disa komunave në Veri të vendit.

kruje

Kjo është situata në Krujë dhe Kurbin gjatë paradites.

Dalja nga shtrati i lumit Ishëm, ka shkaktuar përmbytje në fshatrat Bilaj, Murqinë dhe Mallkuc.

Përmbytje në sipërfaqe të konsiderueshme ka dhe në Zhejë, Katund i Ri dhe Gjorem të Kurbit.

Kukësi, Dibra, Puka dhe Korça kanë marrë deri më tani sasinë më të madhe të rreshjeve të dëborës, të cilat arrijnë nga 20 deri në 40 centimetra.

Policia Rrugore thotë se si pasojë e rreshjeve të dëborës në akset rrugore Shkodër – Pukë, Librazhd – Pogradec, Pogradec – Korçë, Korçë – Ersekë, Vlorë – Himarë, Milot – Mirditë, Kukës – Morinë dhe Mat – Bulqizë, është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.

Gjatë pasdites, mjete të Ushtrisë kanë hedhur çakull në argjinaturat e dëmtuara të Rrugës së Kombit.

Situatë problematike paraqitet në segmentin Kukës – Shishtavec dhe qarkun e Dibrës ka shumë fshatra të bllokuara nga trashësia e dëborës.

Tv Klan