Aktori i njohur, Engin Altan Duzyatan ka vendosur të ndajë rrugët me menaxheren e tij, Gaye Sokmen dhe të vazhdojë i vetëm rrugën e tij në aktrim deri në gjetjen e një menaxheri të ri.

Pasojë e ndarjes është “mospërmbushja e pritshmërive”, shkruan gazeta turke “Sabah”.

“Divorci” mes aktorit, i njohur për rolin e Ertugrulit në serialin me të njëjtin emër dhe menaxheres është kërkuar nga Duzyatan dhe është arritur pas një marrëveshjeje mes palëve.

Sokmen mësohet se do të vazhdojë të marrë të ardhura nga menaxhimi i aktorit të famshëm për kohën që Duzyatan do të luajë në serilian që po thyen të gjitha rekordet në vend, “Ertugrul”.

Aktori 37-vjeçar prej tre vitesh luan në Serialin “Ertugrul” që transmetohet për publikun shqiptar nga Televizioni Klan./tvklan.al