Të paktën një palestinez është vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur ndërsa protestat kanë pushtuar gjithë Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës kundër vendimit të SHBA-ve për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Një 30-vjeçar palestinez u vra nga të shtënat nga ana e Izraelit gjatë protestave në Gaza të premten, sipas njoftimeve të agjencisë palestineze WAFA, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë palestineze.

Sipas WAFA, Ministria e Shëndetësisë tërhoqi një deklaratë të mëparshme ku thuhej se ishte vrarë edhe një i dytë.

Sipas Al Jazeera , sot u tha gjithashtu se deri më tani të paktën 217 persona janë plagosur në Bregun Perëndimor, ndërsa në Rripin e Gazës më shumë se 20 persona u trajtuan pasi ishin dëmtuar nga gazi lotsjellës.

WAFA raportoi se 50 prej tyre duhej të trajtoheshin në një spital.

Në qytetin e vjetër të Jeruzalemit protestat filluan pas namazit të ditës së premte.

Duke folur para Porta e Damaskut në Jeruzalemin Lindor të pushtuar, Harry Fawcett i Al Jazeera tha se protestat kanë qenë kryesisht paqësore.

Forcat izraelite kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome në demonstratat në qytetet e Bregut Perëndimor.

E premtja shënoi ditën e tretë të protestave në territoret e pushtuara.

Universitetet palestineze, shkollat dhe institucionet arsimore kanë deklaruar gjithashtu një grevë pas një direktive të Ministrisë Palestineze të Arsimit./tvklan.al