dacicVendimi i sotëm i Komisionit të Disiplinës së UEFA është pritur me reagime të ndryshme edhe në Serbi.

Kështu, Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nga ky vendim kanë humbur të dyja palët. Ai ka shtuar se do të ishte më mirë nëse ndeshja mes dy kombëtareve të të dy vendeve të riluhej.

Federata Serbe e Futbollit ka reaguar mjaft e pakënaqur, veçanërisht presidenti i saj Tomisllav Karaxhiç.

Ndërsa, pas një mbledhje urgjente të Komitetit Ekzekutiv të kësaj Federate, është vendosur të apelohet vendimi i sotëm, të cilin pala serbe e konsideron të pabazuar në rregulloret e UEFA.

I pakënaqur ka mbetur edhe trajneri holandez i kombëtares serbe, Dik Advokat. Ai e ka konsideruar vendimin si të njëjanshëm, duke qënë se penalitetet më të rënda i ka pësuar ekipi që drejton.

Tv Klan