Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka e ka cilësuar anormal vendimin e opozitës për të mos hyrë në zgjedhje, por ky vendim sipas tij u imponua nga situata anormale politike.

“Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë ndërmarrë një vendim jo normal sepse situata nuk është normale. Në një situatë të tillë ku nuk ka asnjë shpresë përzgjedhje të lira dhe të ndershme. PD dhe aleatët e saj kanë marrë vendimin të mos hynë në zgjedhje nëse nuk kalon në qeveri gjithëpërfshirës, qeveri teknike, e cila do përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

 

Tv Klan