Asnjë mjek familje nuk pranon të të vizitojë nëse nuk e ke kartën e shëndetit me vete edhe pse Këshilli i Ministrave ne 20 Shtator, përcaktoi se asnjë institucion shëndetësor nuk do të kërkojë me këtë dokument, por duhet ta verifikohet direkt në sistem. Situata në poliklinikat e kryeqytetit është e tillë ku çdo qytetari i kërkohet karta e shëndetit.

Përballë kësaj situate, Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore, sqaron se aksesi në dokumentacionin on-line është në fazë  implementimi, dhe se vendimi do të zbatohet se shpejti, por pa dhënë një afat konkret.

Remzi Çela, Drejtor i Shërbimeve në Fond

Të gjithë mjekët e familjes kanë online regjistrin elektronik të pacientëve ku identifikojnë çdo pacient në bazë të kategorisë së përfitimit që personi ka.

Ka pasur një periudhë tranzitore deri në aksesimin e të gjithë përdoruesve. Ne kemi marra të gjitha masat e nevojshme për ta mundësuar sa më shpjet këtë shërbim”

.

Karta e shëndeti, aktualisht mund të gjenerohen on-line në portalin e-albania. Por në baze të vendimit të këshillit të ministrave, ajo se bashku me certifikatat dhe vërtetimet e pensionit nuk do t’ju kërkohet me qytetarëve, por institucionet do ta gjenerojnë vete nga rrjeti.

Tv Klan