Ylli i serialit Gymysh, transmetuar në Televizionin Klan, Ayça Varlier, ka vendosur të largohet nga Turqia për në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur për rolin e Pinarit tek Gymyshi ka aplikuar për “Green Card” dhe ka marrë përgjigje pozitive.

“Kam vendosur të shkoj në Los Angeles për ta vazhduar globalisht profesionin tim. Mund të luaj edhe në seriale në SHBA”, tha Varlier, duke mos dhënë detaje të tjera.

Nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë në SHBA aktorja dhe nëse do të marrë pjesë në seriale së shpejti.

Aktorja 40-vjeçare përveç bukurisë, njihet si një ndër aktoret me aftësitë më të mira vokale në Turqi./tvklan.al