Një shofer është përballur me një ngjarje aspak të bukur, pasi zbuloi një “mik” të paftuar në motorin e makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Australi dhe i riu ka qenë dukë udhëtuar nga Noosa deri në Queensland.

Pasi, bëri rreth 30 km rrugë ai hasi probleme me makinë e tij dhe vendosi të hapte kapakun e saj, por zbuloi se brenda qëndronte një piton 3 metra i gjatë.

Pitoni i fshehur tek pjesa e motorit ka tmerruar të riun dhe mënjëherë ka telefonuar policinë, e cila ka bërë të mundur largimin e tij.

/tvklan.al