Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vunë në mënyrë simbolike dy pllakat e para në bulevardin e ri të Tiranës.

Dy krerët, ai i qeverisjes qendrore dhe vendore, shprehen hapur obsesionin për këtë projekt të hartuar në kohën e Mbretit Zog, por i mbetur në letër prej vitesh.

Tirana po bëhet një qytet i jashtëzakonshëm në vlerësimin e kryeministrit, po ai ende nuk është kryeqyteti i jashtëzakonshëm i gjeneratës tjetër dhe për këtë Rama thotë se ndikim jo të vogël ka patur vota e shqiptarëve.

Edi Rama, kryeministër: Për shkak të votës Tirana humbi vite dhe u përpëlit dhe po për shkak të votës Tirana sot është vënë në një lëvizje qe se ka pas asnjëherë fale lidershipit të bashkisë. Një energji e re qe i ka sjellë Tiranës rrugën e duhur dhe fal kësaj Tirana do të ketë bulevardin e ri.

Bashkia e Tiranës është një nga institucionet që do të zhvendoset në krah të bulevardit të ri, duke i dhënë kështu një dimension të ri zhvillimit të Tiranës së vitit 2030 të projektuar me disa poliqendra./ TV KLAN