Në ditë pas njoftimit që alarmoi policinë e kryeqytetit se në oborrin e një lokali ishte vendosur lëndë eksplozive, policia ka bërë të mundur arrrestimin e autorit.

Ditën e mërkurë në rrugën “Hamdi Shijaku”, në oborrin e lokal “My House”, u konstatua një shishe plastike me mbushje të dyshuar plasëse me fitil në të.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Kadri Çuka, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dhe analizimit të kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se në orët e para të mëngjesit, në oborrin e këtij lokali një person i maskuar me kapuç në kokë (në dukje i njëjti person me atë të dyshuar), ka ndezur dhe ka hedhur lëndën plasëse të dyshuar si eksploziv dhe më pas autori i dyshuar, është larguar në drejtim të rrugës “Fortuzi”, me një biçikletë.

Nga intervistimi Kadri Çuka, ka pranuar se në lidhje me pronën e sipërpermëndur ka pasur një konflikt dhe mosmarrëveshje me shtetasin M. D.

Në këto kushte është ushtruar kontrolli i banesës së Kadri Çukës, ku nga kontrolli ka rezultuar një biçikletë në dukje si ajo e përdorur nga autori i kësaj ngjarje./tvklan.al