stresiSapo nis vera, fillon stresi. Të këtij mendimi janë psikologët të cilët shprehen se kjo stinë na streson të gjithëve.

Fillimi i pushimeve duket se është fazë tjetër e stresit të etiketuar si sindrom i stresit veror nga psikologët.

Stresohemi kur jemi duke shijuar pushimet e shumë pritura. Këtë sindrom e kanë më të theksuar ata që gjatë vitit kanë një punë instensive.

Femrat janë ata që preken më shumë nga ky stress veror.

Për ata që kanë fëmijë në moshë shkollore stresi nis më herët.

E megjithatë psikologët thonë që nuk duhet të trembemi nga ky stres sepse ai nuk na çon në depresion.

Rekomadimi i tyre për ta shmangur këtë stres gjatë pushimeve eshte të shamngim qëndrimin kot gjatë ditëve të qëndrimit në det apo mal.

Kështu sipas pikologëve do të kemi pushime më të bukura por edhe ditë më të mira në punë pas pushimeve.

Tv Klan