Rama

Bashkë me operacionin kundër informalitetit, në shtator qeveria ka planifikuar një tjetër front lufte kundër abuzueseve. Nga Vlora Kryeminsitri Edi Rama ka lajmeëuar se përveç reformës së tokeë do të nis verifikimi i çdo titulli pronësie i dhënë gjatë këtyre 25 viteve për të kthyer sipas tij çdo metër tokë tek pronari i vërtetë qoftë kjo prone publike apo private.

E në funksion të kësaj nisme është nënshkruar edhe një marrëveshje ndërinstitucionale për mbrojtjen e pronës mes Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronës, Policisë së Shtetit, Porkurorisë së Përgjithshme dhe Avokaturës së Shtetit.

Rama akuzoi pushtetarët e mëparshëm dhe në mënyrë të veçantë gjyqtarët si përgjegjësit kryesor të vjedhjes së pronës me vendimet e tyre të paligjshme dhe korruptive.

E për të dhënë një tablo të qartë kryeministri sjell raste konkrete të vendimeve abuzive të gjykatave që i kanë sjellë dëme të konsiderueshme shtetit.

Kryeministri është përpjekur të jetë i prerë se operacioni nuk do të falë askënd dhe se asnjë sipas tij nuk do të gëzojë prona të marra me vendime korruptive dhe të paligjshme, ndërsa reforma në drejtësi do të jetë rruga e vetme për të larguar nga sistemi gjyqtarët e korruptuar.

Tv Klan