Prej vitesh, martesa ka filluar të shtyhet në kohë nga të rinjtë. Kjo faktohet dhe nga numri i lartë i atyre që ende nuk kanë lidhur martesë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, 32% e meshkujve dhe rreth 23.1 për qind e femrave mbi 15 vjeç janë ende beqarë.

Në hartën e beqarëve të publikuar nga Instituti Statistikave ajo çfarë bie në sy është se veriu i vendit mban rekord për nga numri i femrave dhe meshkujve të pa martuar. Kështu 30,2% e femrave dhe 38,5% e meshkujve në Kukës dhe Tropojë janë ende të lirë.

Nëse flasim për meshkuj beqar, pas Kukësit dhe Tropojës renditet

Dibra me

35.4 për qind , e pasuar nga Tirana me 33.9 %, Lezha -33.1%, Shkodra – 32.8 %, Durrësi – 31.5 %,Vlora – 29.9 %

E në fund të listës renditet Korça – 29.0 % të meshkujve beqarë.

Përsa i përket femrave ende të pamartuara, pas Kukësit në listë vjen Tirana me 27.2 %, Lezha  25.1 %, Shkodra 24.2 %, Durrësi – 22.6 %, Vlora – 20.3 % e në fund Kor

ç

a me 18.3 %.

Tv Klan