Këtë verë edhe veshjet e rehatshme, por jo shumë të këndshme për syrin do të jenë në modë.

Më poshtë po ju sjellim disa lloje kombinimesh, të cilat nuk janë shumë të bukura, por nëse i realizoni do të jeni “in”.

Çitjane me sandale të larta

citjanet

Çitjanet janë modeli i pantallonave më të shëmtuara të krijuara ndonjëherë, por njëkohësisht janë tepër të rehatshme. Kombinojini me sandale me taka të larta, e do të dukeni tërheqëse.

Xhinse tepër të shkurtra

shorts

Sa më të shkurtra t’i keni pantallonat këtë verë, aq më në modë do të jeni, por duhet të bëni kujdes se çfarë ekspozoni.

Çantat e vogla dhe praktike

canta

Çanta të vogla, sa më praktike dhe me perçina do të jenë në modë këtë verë.

Xhinset e meshkujve

xhinset

Xhinset e djemve, me punim sa më veror duhet të jenë të preferuat edhe për ju këtë verë.

Shapka pishine

shapka pishine

Edhe pse këto lloj shapkash kanë qenë tepër në modë vitin e kaluar, këtë verë duhet t’i përdorni patjetër e t’i keni në garderobë.

Sandalet e gomës

sandalet

Edhe pse në pamje janë shumë të shëmtuara, këto lloj sandalesh do të jenë trend për këtë vit.

Kominoshet xhins

kominoshet

Riktheni kominoshet. Janë veshjet më të përshtatshme për tu kombinuar. Nëse i vishni do të jeni “in”.

Çorape dhe sandale / shapka

corape

Mund të duket shëmtuar, por ndiqni trendin e momentin duke veshur çorape me sandale apo shapka.

tvklan.al