PicMonkey Collage

Është një ndër eventet më të mëdha muzikore ku çdokush do dëshironte të paraqitej në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tapeti i kuq i VMA ka shkëlqyer nga veshjet glamur të këngëtarëve pjesëmarrës. Disa prej veshjeve më glamur të mbrëmjes janë konsideruar ajo e Britney Spears, Nicky Minaj, Demi Lovato dhe Gigi Hadid të cilat kanë preferuar të prezantohen me veshje deri diku të rregullta.

5

Një tjetër veshje e komentuar pozitivisht ka qenë fustani i këngëtares Rita Ora. E veshur me të zeza dhe provokuese në pjesën e sipërme të saj, Ora ka pozuar në tapetin e kuq të teatrit Microsoft, në Los Angeles, California.

ora

Një tjetër veshje e cila ka impresionuar është ajo e 25 – vjeçares, Taylor Swift e cila ka patur kombinime të ngjyrave të ndryshme, të argjendit dhe floririt. Ndyrshe është quajtur si veshja “Hot Metal”.

swift

Seksi Selena, e veshur me fustan të zi të gjatë dhe me një make – up të lehtë ka shkëlqyer në prezantimin e saj, por ajo që ka rënë më tepër në sy ishte shoqëria e ngushtë mes saj dhe Swift, pasi pjesën më të madhe të kohës kanë qendruar afër njëra – tjetrës  madje shpeshherë janë fotografuar duke u përqafuar.

selena

tvklan.al