vasesiKy është personi i cili qëlloi për vdekje me armë 35 – vjeçarin Eduard Zotaj dhe plagosi Blerim Beqirajn 30 vjeç, në fshatin Roms të Mallakastrës.

Është Engjëll Hodaj. 30 – vjeçari që u largua pas krimit, por paraditen e sotme është vetëdorëzuar.

Nën një gjendjë të rënduar psikologjike, ai e ka pranuar krimin. Ka dorëzuar edhe armën, një pushkë model 56 me të cilën qelloi dy të rinjtë e tjerë. Ai u ka treguar hesutesve të ngjarjes se gjithçka ndodhi për shkaqe banale. Hodaj ka qenë duke pirë bashke Zotajn e Beqirajn në lokalin e fshatit kur mes tyre ka nisur një grindje për motive banale.

Pas kësaj, ai ka vajtur në shtëpi dhe ka marrë pushkën që e kishte pa leje. Sapo është kthyer në lokal ka hapur zjarr. Ka qëlluar tre herë në drejtim të dy bashkëfshatarëve me të cilët kishte debatuar.

Eduard Zotaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa i plagosuri, Blerim Beqiraj është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Krimi është parë nga disa dëshmitarë. Edhe ata kanë treguar të njëjtin version me atë të vrasësit.

Tv Klan