Është vetëdorëzuar ditën e martë në policinë e Sarandës Ermal Idrizllari, 26-vjeçari i cili u arratis nga një furgon i policisë lokale gjatë një operacioni antidrogë në fshatin Vrinë.

Dorëzimi i tij u bë i ditur zyrtarisht nga policia e cila tha se pas negociatave me avokatin e tij dhe me pjestarë të familjes, Idrizllari u bind të vetëdorëzohej në polici. 26- vjeçari mundi të arratisej nga furgoni i policisë i ndihmuar edhe nga të afërm të tij që gjithashtu ishin të shoqëruar gjatë një operacioni ku policia bllokoi 39 kg drogë dhe u arrestuan 6 persona.

Tv Klan