Kukësi po jep shenja kthese me emërimin e Peter Pacult në krye të ekipit. Skuadra kampione në fuqi që pjesën e parë të sezonit nuk dha rezultatet e pretenduara në kampionat, por tregon tjetër karakter në miqësoret e fazës përgatitore.

Fitore në 2 ndeshje të zhvilluara deri më tani me skuadrat turke të Kayserispor dhe Bursaspor. Kjo e fundit madje u arrit me përmbysje me rezultatin 2 – 1. Eni Imami, i cili është pjesë e ekipit prej vitit 2016 mendon se do të jetë një Kukës ndryshe në pjesën tjetër të kampionatit. 

“Jemi forcuar shumë. Këto fitore ndikojnë në moralin e ekipit.”

Kukësi gjithsesi duhet të bëjë një përpjekje titanike për të rivalizuar Skënderbeun që është 12 pikë larg në krye të renditjes.

Tv Klan