Partia Demokratike e ka konsideruar si paaftësi të kryeministrit Edi Rama situatën e krijuar në vend gjatë ditëve të fundit. Dhe mbylljen e shkollave kjo partie e ka lidhur me mungesën e ngrohjes dhe jo situatë të ardhur nga gripi. Reagimi erdhi sot nga Edi Paloka, i cili ishte pasditen e sotme në qytetin e Beratit, ku morri pjesë në 26 vjetorin e krijimit të degës së PD-së në këtë qytet.

Paloka i shoqëruar nga i dërguari i kryesisë Ridvan Bode dhe deputetët e djathtë të këtij qarku Genc Pollo dhe Astrit Patozi uroi sot demokratët e këtij qyteti, të cilët 26 vite më parë krijuan degën e kësaj partie. Pasi uroi demokratët për përvjetorin e krijimit të degës Paloka është ndalur në fjalën e tij në analizimin e situatës në vend dhe kryeministrin Rama e ka cilësuar si një të cmendur që ka marrë në dorë të drejtojë këtë vend dhe rezultat po i shohim vetë të gjithë.

“Vetëm tre ditë dimër i mjaftuan kësaj qeverie për tu zhveshur ashtu si Rama dikur, u shpreh Paloka në fjalën e tij, ku ndër të tjera akuzoi dhe drejtuesit e firmave që kanë marrë përsipër pastrimin e rrugëve, të cilët nuk po bëjnë punën e tyre. Kjo është një qeveri që ka grabitir që ditën e parë që ka ardhur në pushtet me taksa, gjoba, etj dhe ndaj ne jemi të detyruar që të paguajmë çdo gjë, na kanë grabitur cdo ditë në tre vite”, u shpreh Paloka./tvklan.al