Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së do të organizojnë një protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Siç raporton

KlanKosova,

protesta do të mbahet në orën 13:00, tek sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, u shpreh të premten se protesta do të organizohet për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe në mbrojtje të gjeneralit.

Policia franceze arrestoi më 4 Janar Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Aktualisht ai ndodhet në liri me kusht./tvklan.al