Aktivistët e Vetëvendosjes kanë përmbysur një tjetër kamion mallrash serbe në rrugën e Kombit. Vetëvendosja u shpreh se aksione të tilla do vazhdojnë të ndodhin përsa kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën nuk mund ti ketë dyert e hapura për prodhimet e saj.

“Është e papranueshme për ne që Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën, si dhe të fshehë apo të mohojë krimet gjenocidale që ka bërë këtu, në vend që të kërkojë falje e të dëmshpërblejë viktimat.

Kjo Serbi që punon aktivisht kundër Kosovës, nuk mund t’i ketë dyert e hapura për prodhimet e saj. Për të patur reciprocitet tregtar është i domosdoshëm në radhë të parë reciprociteti politik.Për këtë arsye aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot, në Rrugën e Kombit, e kanë përmbysur një kamion me prodhime të Serbisë. Aksione të tilla do të vazhdojnë deri sa qeveria e Serbisë të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës, dhe të mos na i mohojnë të drejtat tona kombëtare”, – deklaroi Vetëvendosja.

Klan Kosova raporton se në fjalën e tyre, aktisvistët theksuan se ata janë kujdesur që drejtuesi i mjetit ose pasagjerët e mundshëm mos të lëndoheshin./tvklan.al