Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ka dalë parti e parë në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme në Kosovë dhe se qeverinë e re do ta krijojë ajo me kandidat Albin Kurtin.

Vota e Lëvizjes Vetëvendosje është më shumë se dyfish e rritur, vota e LVV-së tregon se qytetarët e kësaj republikë kanë votuar për ndryshim, kanë votuar me zemër, kanë votuar për përmbysjen e të keqes që e ka kapur këtë Republikë. Ndryshimi politik që vjen si pasojë e këtij rezultati kërkon edhe një qeveri ndryshe, qytetarët e Republikës e mundësuan këtë ndryshim duke më shumë se dyfishuar LVV-në dhe këtë qeveri ndryshe do ta bëjë LVV-ja”

, tha Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rezultatet nga terreni tregojnë se jemi më shumë se dyfishuar, kemi rreth 33-34 për qind të votave, jemi subjekti i parë në Republikë, qytetarët kanë vendosur për ndryshime dhe këto ndryshime do t’i bëjmë”

, tha Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në selinë e kësaj partie në Prishtinë.

Sipas Exit-pollit të Klan Kosovës, Koalicioni PAN, mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Partisë Demokratike dhe Nisma-s ka fituar 40 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje e vetme ka fituar 30 për qind të votave, ndërsa Koalicioni i LDK-së LAA ka fituar 27 për qind të votave.

Ndërkohë, më herët kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj tha se fitorja e tyre ishte e qartë dhe se populli e kishte mandatar atë për krijimin e qeverisë së re.

Votimi ka përfunduar në orën 19:00 dhe priten rezultatet zyrtare nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve.

/tvklan.al