Vetëvritet një deputet republikan nga Kentucky në Shtetet e Bashkuara, pas akuzave për ngacmime seksuale. Policia gjeti trupin e pajetë të 57-vjeçarit Dan Johnson në periferi të Louisville. Autoritetet thanë se ai ishte vetëvrarë me plumb në kokë.

Mediat lokale publikuan këtë javë dëshminë e një vajze, e cila pretendonte se Johnson e kishte dhunuar seksualisht natën e vitit të ri të 2012-ës. Në atë kohë ajo ishte një 17-vjeçare adoleshente. Johnson në atë kohë shërbente si prift në një kishë ungjillore, ku anëtare ishte edhe vajza e dhunuar. Sipas dëshmisë, ai ishte i dehur kur e dhunoi seksualisht. Në atë kohë, Johnson u mor në pyetje nga hetuesit lokalë, por nuk u nis asnjë procedim penal.

Një ditë përpara vetëvrasjes, deputeti doli në një konferencë për shtyp ku mohoi akuzat. Vetëvrasjen e paralajmëroi pak orë para përmes një postimi në Tuter, që më pas ishte fshirë. Drejtues të lartë republikan shprehën hidhërimin për ngjarjen. Dan Johnson ka ngjallur reagime të ashpra edhe më parë për komentet e tij me sfond racist ndaj ish-presidentit Barak Obama dhe bashkëshortes së tij, duke i quajtur çift majmunësh.

Tv Klan