Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu ka qenë i pranishëm në simpoziumin kundër korrupsionit.

Në fjalën e tij, Lu tha se në shumë vende korrupsioni nuk u luftua nga të huajt, por nga policë, gazetarë e prokurorë kurajozë. Gjithashtu, Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij për Komisionin e Venecias, për këshillat e urta që ka thënë, ndërsa deklaroi se binte dakord me ish – Kryeministrin Sali Berisha, i cili tha se Venecia është një bazë e fortë për drejtësinë.

“Duhet të ndërtoni një sistem të pavarur dhe të izoluar nga trysnitë politike, si dhe duhet vepruar me kujdes që asnjë politikan dhe gjyqtar të mos ndikojë në rezultatin. Jam dakord më Sali Berishën, i cili ka dalë para disa kohësh dhe ka thënë se Komisioni i Venecias është bazë e fortë për drejtësinë. Kam besim në mençurinë e popullit shqiptar, pasi është i zgjuar dhe i lodhur nga korrupsioni në vend”,

deklaroi Ambasadori Lu./tvklan.al