Një qytetar ka fëmijën sëmurë, ndaj dhe i drejtohet shërbimit të Pediatrisë në QSUT. Pasi i rekomandojnë që fëmija të bëjë rezonancën, i lenë datë për këtë ekzaminim në fund të muajit Prill.

Në këto kushte, hyn në punë “varianti klasik”. Qytetari i paguan 100 mijë lekë nën dorë infermieres Lazime Pëllumbi dhe rezonanca realizohet brenda ditës.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” këtë herë shkoi në Pediatrinë e QSUT-së, ku shfaqi një rast të pastër korrupsioni për kryerjen e një rezonance brenda ditës.

Infermierja –

Hajde!

Qytetari – Përshëndetje!

Infermierja

Mirë?

Qytetari – Unë erdha për një fëmijë. E kam me probleme me dhimbje koke edhe për një rezonancë, edhe…

Infermierja –

Ke ardhur dhe një ditë tjetër këtu te unë ti.

Qytetari – Po!

Infermierja –

Për ça ke ardhur këtu ti?

Qytetari – Për këtë rezonancën erdha.

Infermierja –

Po pra, ta dhashë unë ty letrën.

Qytetari – Po tashi ma kanë planifikuar.

Infermierja –

Për të bërë rezonancën, kur ta kanë planifikuar?

Qytetari – Shumë gjatë, me 26 i katërti. Unë e kam me kriza, me… ka ndonjë rrugë tjetër, si mund të veprojmë?

Infermierja –

Çfarë të të them Lazimja… Ka pas shumë dyndje, shumë ngarkesë të madhe atje.

Qytetari – Po me pagesë kështu…

Infermierja –

Po me pagesë mua më vjen keq tani, unë nuk bëj pazare tani se kam hall se … a kupton?

Qytetari – Po çfarë halli ke?

Infermierja –

Nuk do lej punën për… se ku ta di unë se nuk ke ardhur me ndonjë STOP, me ndonjë kamer ti këtu, a kupton?

Qytetari – E kuptoj!

Infermierja –

Nuk të besoj… jo nuk besoj asnjë… jo është shumë me rrezik. Unë të thash ty brenda ditës pa 100 mijë lekë (të vjetra) nuk ta bëj dot.

Nuk i bëj unë, flas me çunat atje edhe mund të caktojnë një orar më vonë, a kupton?

Them unë tashi, po e bënë. Çfarë të thotë Lazimja?!

Qytetari – Tani, unë po të them.

Infermierja –

Më pak se 100 mijë lekë, nuk bëhet, jo as bëhet llaf, jo, jo janë 2-3 veta atje që punojn

ë.

Qytetari – Ndonjë 80-tëshe, s’bëhet gjë?

Infermierja –

Për Zotin, çfarë të të thotë Lazimja, për kokë të kalamajëve! Unë nuk marr asnjë 5 lekëshe, pa 100 nuk i bën brenda ditës.

Nuk dua të shpenzohesh!

Qytetari – Mirë atëherë, unë do ta vendos edhe po qe ashtu, a je këtu ti?

Infermierja –

Unë këtu jam deri në orën 2.

Qytetari “vendosi” të paguajë 10 mijë lekë të vjetra për të zgjidhur problemin shëndetësor të fëmijës, ndaj u rikthye në Pediatri.

Infermierja –

Hë çfarë bëre?

Qytetari – Më mirë po e bëj kështu se s’po…

Infermierja –

Si?

Qytetari – Me 100 mijë lekëshin.

Infermierja –

Do të më heqësh nga puna ti, e shoh unë.

Qytetari – Shih, shih!

Infermierja –

Po, për Zotin, do të më heqësh nga puna! Mirë se me ato të mbaroj punë unë ty, pa merak!

Po do më presësh jashtë tani se do të të shoqëroj unë, do flas me ato çunat unë tani.

Qytetari – Po pagesën ta bëj këtu? Atje?

Infermierja –

Do flasim kur të dalim jashtë. Për mendimin tim me aq mbaron punë, merr përgjigje e të gjitha, e stakon trurin.

Qytetari – Po pra, e stakoj trurin se unë kam 4 ditë sot.

Infermierja –

Ja, një sekondë. O Elioni! Lazimja jam, mirë. Je në punë sot ti? Kam një çun, e duan si urgjente atë rezonancën. Ia kanë lënë shumë larg, në Prill, e kupton?

Do ta shoqëroj vetë se nuk e lejnë të futet andej, sa të vej një çikë në vijë këto konsultat.

Eh, të të marr? Mirë, mirë!

Do më presësh jashtë se për 10 minuta do ta marr në telefon, do presësh pastaj do ta marr në telefon.

Qytetari – Ok!       

Pasi mbaron punë, infermierja rifuti në dhomë qytetarin, në mënyrë që të bëhej pagesa.  

Infermierja –

Hajde me mua te dhoma!  

Shiko se unë fola me atë çunin dhe a e di se ku është rezonanca te 6-katëshi?

Qytetari – Jo!

Infermierja –

Nuk e di ë? M’i lër mua tani lekët! Do më presësh pak se të shoqëroj unë apo do shkosh vetë?

Qytetari – Nga ta di unë?!

Infermierja –

Mirë, se do të shoqëroj unë, sa të mbaroj konsultat edhe…

Qytetari – 50,60,70,80,90,100 ( mijë lekë të vjetra). Shikoji! I ke tamam 100 mijë?

Infermierja – 

Tani, mos i diskuto lartë e poshtë, të lutem! A dëgjove?

Qytetari – S’e di, ku të shkoj, vetëm të pres, ku të shkoj unë.

Infermierja –

Unë fola me ato, po ti… do të shoqëroj unë. Çfarë e bëre atë të rezonancës? Mbaji në dorë këto tani që të shkojmë pastaj, sa të filloj unë këtu, që t’i lë nja dy veta këtu.

Infermierja –

Ja, se erdhi edhe doktori, më prit jashtë se do të thërras unë!

Qytetari – Mirë!

Infermierja –

Më prit jashtë se do vij unë!

Më pas i drejtohen ndërtesës 6-katëshe, ku bëhet rezonanca.

Infermierja –

Do presësh këtu!

Mbaje letrën ta kesh, ja dhashë lekët e të gjitha e do të thërrasë.

Qytetari – Nuk vonohet?

Infermierja

Jo, nuk vonohet

.

Qytetari – Nuk do kemi probleme?

Infermierja –

Jo, nuk do ta vonoj tha!

Qytetari më pas komunikoi me doktorin që bën rezonancën, nëse do të vonohen.

Qytetari – Atë, që të dha ajo Lazimja, do pres shumë unë?

Doktori –

Kush?

Qytetari – Lazimja, ajo infermierja, që erdhi këtu.

Doktori –

Kush është Lazimja?

Qytetari – Ajo infermierja te neurologjia, numër 2. Të pres këtu?

Doktori –

Lazimja?

Qytetari – Po!

Doktori –

Hajde edhe xxxx, kush është? Është fëmija,unë po flas për fëmijët. Fute brenda! Ulu këtu!

Qytetari – Po!

Doktori –

Hiqe xhupin!

Doktori 2 –

Hiqe xhupin edhe çantën ti!

Qytetari – Përshëndetje!

Doktori 2 –

Si kaloni?

Qytetari – Mirë!

Doktori 2 –

Do ia çosh… doktor Armandi e kishte.

Qytetari – Po!

Doktori 2 –

Do ia çosh Armandit, fatmirësisht ka dalë mirë, nuk shihet ndonjë problem. Ky është ekzaminimi më i mirë që mund të bësh. Nuk ke çfarë bën ndryshe. Do ia çosh doktor Armandit ta shikojë diskun bashkë me letrën!

Qytetari – U more vesh me atë?

Doktori 2 –

Po, po! Pa merak!

Qytetari – Mirupafshim!

Moderatorët e emisionit”Stop”, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj u shprehën se kjo është shëndetësia “falas” e aq shumë përmendur./

tvklan.al