Terroristët e Shtetit Islamik kanë publikuar pamje makabre të ekzekutimit të një afgani që e akuzonin si spiun.

Në video shfaqet viktima të cilit i janë lidhur krahët me zinxhirë dhe më pas ja prenë duke e goditur me hanxhar. Në pamje duket edhe një fëmijë i vogël rreth 8 vjeç i rekrutuar nga ISIS, që kërcënon me vrasje të gjithë spiunët.

Thuhet se viktima që u ekzekutua ishte spiun amerikan, ndërsa ekzekutuesit janë jetimë prindërit e të cilëve janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar.

Videoja 8 minutëshe është publikuar nga ISIS në provincën Khorasan, një zonë malore kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit. /

tvklan.al