Eltion Lama, një 25 – vjeçar me banim në Tepelenë ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap me plot 402 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Burime zyrtare nga blutë e Fierit bëjnë të ditur se 25 – vjeçari u ndalua gjatë ditës së djeshme në rrugën nacionale.

Ai udhëtonte me një furgon mallrash Opel Vivaro dhe nga kontrolli i ushtruar brenda mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 402 kilogramë kanabis.

Mbi të riun rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” i mbetur në tentativë./tvklan.al